Zani Çaushi kërkon lirimin: Më keni llogaritur gabim vitet e dënimit

Zani Çaushi, i njohur si drejtuesi i bandës së Vlorës dhe i dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Lartë, kërkon lirimin e e tij me kusht.

Çaushi ka bërë kërkesën e dytë në 29 shtator 2020, në Gjykatën e Apelit të Korçës, pasi i është refuzuar i njëjti pretendim disa muaj më parë, konkretisht në Korrik të këtij viti.

Çaushi pretendon se ka vuajtur më shumë se 31 vite në burg, dhe thotë se juristët i kanë ngatërruar vitet e dënimit.

Pas kërkesës për liri me kisht, Çaushi kërkon përllogaritjen e viteve të burgut, që sipas tij i është bërë në mënyrë të padrejtë.

Kjo kërkesë e Çaushit vjen në një moment kur në shumë prej burgjeve të sigurisë së lartë në vend kanë nisur grevat e urisë të të dënuarve, të cilët i kanë paraqitur Ministrisë së Drejtësisë disa kërkesa, mes të cilave dhe ajo që të dënuarve të përjetshëm t’iu përcaktohen saktësisht vitet e dënimit, dhe mbyllja e tyre pas hekurave të mos jetë e pambarim.

Në kërkesën e Çaushit, thuhet se ai kërkon që tashmë të punësohet jashtë burgut, dhe të kujdeset për fëmijët e tij, që kanë ardhur në jetë gjatë kohës që ai ka qenë pas hekurave.


Shtuar 5.10.2020 08:10