Festë në mesnatë në dhomën e hotelit, kush e surprizoi Encën në Dubai për ditëlindje (VIDEO)

Enca sot feston ditëlindjen e saj të 26 dhe një ditë më parë ka treguar në Instagram se po shkon në Dubai për ta pritur këtë ditëlindje atje.

Por ajo është surprizuar në mesnatë në një prej hoteleve luksoze të Dubait, ku dhoma është mbushur me tullumbace, tortë dhe fishekzjarre.

Tre miqtë e këngëtares kanë menduar për të duke ja bërë këtë ditëlindje speciale. Enca ka ndarë në Instagramin e saj Story duke i falenderuar për surprizën dhe është shprehur se eshte ditëlindja më e bukur.

Festa ka vazhduar deri në orët e vona ku grupi ka lënë hotelin për të vazhduar “çmendurinë” në lokalet e natës./albeu.com/


Shtuar 19.10.2021 10:21