U operua një javë më parë, zbulohet ndërhyrja kirurgjikale që kreu Bora Zemani (FOTO LAJM)

Rreth një javë më parë, moderatorja Bora Zemani, kreu një ndërhyrje kirurgjikale dhe për rreth dy ditë pezulloi aktivitetet e saj.

Lajmin e bëri të ditur vetë ajo, duke publikuar një video nga spitali.

Fatmirësisht, mungesa e Borës në ekran nuk ishte e gjatë, pasi rikthimi i saj erdhi shpejt.

Ndërkohë, së fundmi, “Prive” ka zbuluar se me çfarë lidhet operacioni që kreu moderatorja. Konkretisht, bëhet e ditur se ajo i është nënshtruar një ndërhyrjeje në abdomen. Kjo është edhe arsyeja pse Bora prej disa ditësh e prezanton emisionin e ulur në karrige./albeu.com/