“Më në fund pas 2 muajsh”, Lorik Cana i nxjerr “të palarat” partneres (FOTO LAJM)

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij Monika, janë një ndër çiftet më të pëlqyer në Shqipëri. Ata nuk ngurojnë që t’ia shprehin dashurinë njëri-tjetrit edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, ish-Kapiteni i Kombëtares shqiptare, ka treguar përmes një postimi në “Instastory”, se Monika pas dy muajsh po gatuan për herë të parë dhe sipas tij, kjo datë duhet të mbahet mend.

“08.09.2020. Ditë për t’u mbajtur mend. Monica Cana më në fund po gatuan pas 2 muajsh”, shkruan ai me humor krahas videos, ku bashkëshortja shfaqet duke gatuar pasta.

Kujtojmë se çifti janë prindër të dy fëmijëve, një djali me emrin Boiken dhe vajzën Enkeleida.


Shtuar 9.09.2020 07:15