Rama flet për jetën e natës: Kam shkuar në disko, ishte “shfrenim”

Kryeministri, Edi Rama, publikoi sot në Facebook podkastin e radhës. I ftuar në podkast ishte Alvin Karaqi fituesi i medaljes së artë në Lojërat Olimpike Evropiane në karate.

Sakaq gjatë intervistës Rama ndau detaje nga jeta personale, si dhe eksperiencën me jetën e natës. Kryeministri foli për jetën e natës që ka bërë në rini. Ai tha se ka shkuar në disko disa herë, ndërsa e quajti jetën e natës që ka bërë në rini “shfrenim”.

Edi Rama: Në atë kohë më kujtohet kur kam shkuar për herë të parë dhe më pas, dy- tre herët e para në Prishtinë pas çlirimit ka qenë një jetë nate e jashtëzakonshme, një ekzaltim dhe një “shfrenim” në thonjëza se nuk kishte asgjë të shfrenuar në sensin negativ por një lulëzim i shpresës, një lulëzim i dëshirave, i nevojës për të jetuar së bashku, për të marrë frymë lirisht dhe kur shkoje nëpër ato lokale e madje njëherë më kanë marrë e më kanë çuar në një vend ku bëhej muzikë, një lloj diskoje që futeshe poshtë. Unë nuk kam para kam shkuar, gjithë jetën time dy-tre herë jam gjendur në disko por aty e ndjeje këtë nevojën e të gjithëve për të kërcyer të lirë, në kuptimin më të prekshëm të fjalës. Ishte diçka e jashtëzakonshme.
Pastaj, sigurisht që gjërat fillojnë e normalizohen, njeriu është i bërë kështu që e keqja harrohet shpejt dhe e mira nuk ka fund, nuk është kurrë mjaft. Megjithatë, sidoqoftë, ato kanë qenë momente të paharrueshme e prandaj të pyeta.

 


Shtuar 22.07.2023 13:03

Tags: