Xavi pas humbjes: Duhet të bëjmë autokritikë, sot i thamë lamtumirë La Ligës

Barcelona humbet bujshëm në shtëpi nga Cadiz mbrëmjen e së hënës.

Për andaluzianët ishte një mbrëmje historike, të cilët fitojnë për herë të parë në historinë e tyre në Camp Nou. Një tjetër zhgënjim i Barcelonës të cilët dalin me kokën poshtë për të dytën herë radhazi në fushën e tyre dhe përballë të gjithë tifozerisë katalanase.

Xavi ka dhënë një intervistë duke komentuar ndeshjen.

“topi nuk donte të hynte në rrjetë, dhe nuk hyri. Krijuam shumë raste, por Cadiz është shumë mirë i organizuar në repartin defensiv, ju mund ta shihni se trajneri i këtij ekipi, Sergio, punon shumë mirë në këtë pjesë.

Ne nuk u treguam konkret me rastet e fituara dhe të ofruara, por pasi ata shënuan, filluan të ulnin ritmin dhe të mbroheshin. Java përfundoi, ishte një javë e keqe për ne. Duhet të ndryshojmë qëndrim sa më shpejt të jetë e mundur sepse në të kundërt do  t’i komplikojmë vetes një sezon të shkëlqyer.

Skuadra nuk reagoi mirë pas humbjes, ata ishin shumë të zemëruar. Unë u thash të ngrejnë kokën lart dhe të punojnë shumë, pasi ata i kanë të gjitha cilësitë e duhura”, kështu është shprehur Xavi pas humbjes ndaj Cadiz./ h.ll/albeu.com


Shtuar 19.04.2022 08:36