400 litra naftë kontrabandë në doganën e Morinës, në pranga 30-vjeçari

Një 30 vjeçar është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës pasi ka tentuar të kontrabandojë 400 litra naftë.

Në pranga ka rënë i riu i identifikuar si J.N i cili akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Njoftimi i policisë

Qafë Morinë

Tentoi të kalonte në territorin e vendit tonë, qindra litra naftë të kontrabanduar, kapet në flagrancë dhe arrestohet 30-vjeçari.

Sekuestrohen 400 litra naftë e kontrabanduar dhe automjeti me të cilin transportohej kjo sasi.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Morinës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë, bazuar në analizën e riskut dhe në vijim të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin:– J. N., 30 vjeç, banues në fshatin Çorraj, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin që drejtohej nga 30-vjeçari, ku kanë gjetur 400 litra naftë e dyshuar e kontrabanduar që është sekuestruar në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin transportohej.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

albeu.com/


Shtuar 10.02.2023 13:24