Licesteri do të luajë në Conference League, befason Rodgers: Nuk e di çfarë është

Trajneri skocez e ka pranuar se nuk ka njohuri lidhur me garën e Conference League, pasi ka parë skuadrën e tij teksa bie në këtë nivel garash, pra në kategorinë e tretë të garave evropiane.

Humbja 3:2 ndaj Napoli bëri që anglezët të shkojnë në Conference League. Por, si do t’ia bëjë trajneri i ‘Dhelprave’ kur nuk e di se çfarë është kjo garë?

“Duhet të jem i sinqertë, as që e di se çfarë është kjo garë”, ka thënë Rodgers. “Isha i fokusuar në Europa League dhe ta fitoja grupin. Më së paku të përfundoja i dyti”, shtoi skocezi.

“Me gjithë respektin për garën, unë nuk jam i sigurt se çfarë është kjo. Jam i sigurt se do ta zbulojmë së shpejti”, ishin fjalët e Rodgers.

Leicester është mposhtur 3:2 në ‘Diego Armando Maradona’ mbrëmë duke humbur kështu mundësinë për të vazhduar tutje. /


Shtuar 10.12.2021 10:10