Finalja e madhe, si do të jenë formacionet e Man. City vs Chelsea (FOTO LAJM)

Edhe dy orë na ndajnë nga finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, që këtë herë është e gjitha angleze. Manchester City i Pep Guardiolas e nis si favorit ndaj Chelsea të Tuchel.

“Qytetarët” janë për herë të parë në këtë finale dhe pas 4 sezonesh me tre tituj të Premier Ligës, Pep Guardiola do të synojë më shumë.

Të dyja skuadrat kanë zhvilluar një edicion fantastik, brenda dhe jashtë Anglisë. Në shtëpi, City u shpall kampion, ndërsa londinezët siguruan një vend për në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Por si do të luajnë dy ekipet në finalen e madhe të Portos?

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel pritet që do t’i qëndrojë besnik formacionet 3-4-1-2, megjithëse vendosja fillestare në fushë mund të jetë një strategji për të “peshkuar” kundërshtarin. Pep Guardiola, që gjatë sezonit i ka qëndruar besnik formacionit 4-3-3, pritet që edhe në këtë finale të mos e braktisë.

Për City-n, në rast fitoreje kjo do të ishte kupa e parë e Ligës së Kampionëve, ndërsa për Chelsea-n e dyta.


Shtuar 29.05.2021 19:19