I zhdukur prej dy ditësh, i riu gjendet i mbytur në lumin Osum

Është gjetur i mbytur në lumin Osum 32-vjeçari nga Berati,  i zhdukur që prej ditës së djeshme.

Uniformat blu bëjnë me dije se 32-vjeçari me iniciale J.M u gjet sot  rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, i mbytur në ujërat e lumit Osum.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Njoftimi i Policisë

Berat/Informacion paraprak

Më datë 16.01.2023, rreth orës 15:00 në fshatin Orizaj, Berat, në ujërat e lumit Osum është konstatuar i mbytur në ujë, shtetasi J.M., 32 vjeç, banues në Berat.

Për shtetasin J.M., mëngjesin e sotëm, kanë bërë kallëzim në Polici, familjarët e tij, ku kanë deklaruar se më datë 15.01.2023 është larguar nga banesa shtetasi J.M.

Trupi i pajetë i 32-vjeçarit, është nxjerrë nga uji dhe do të dërgohet pranë morgut të spitalit Berat, për ekzaminime të mëtejshme.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/albeu.com/