Humbi finalen e Champions, ylli i PSG: Ndihemi si m*t

Ander Herrera, mesfushori i PSG, pas finales së Champions të humbur ndaj Bayern Munich ka shfaqur gjithë zemërimin e tij dhe momentin aspak të lehtë.

“Ndihemi si m*t! Duhet të mendojmë, respektojmë. Arritëm diçka vërtet të konsiderueshme, ndërtuam diçka të konsiderueshme për klubin dhe mbështetësit. Nuk ka fjalë për askënd. Nesër do të duhet të mendojmë për ato që kemi bërë, për gjërat që mund të kishim bërë bashkë”.

“Do të jetë e vështirë të flemë, të flasim madje. Do të përpiqemi të rikthehemi në finale”.

“Kishim shumë shanse, më shumë se sa unë mendoja. Në një finale, nëse nuk shënon … Kemi pasur 5 ose 6 shanse, por ata kishin shumë cilësi. Duhet të rrimë bashkë dhe të fillojmë nga e shtuna për të ndjekur ëndrrën e ardhshme”.


Shtuar 24.08.2020 06:18