Hidhet nga kati i 4 i banesës në Tiranë, ndërron jetë Kastriot Myftaraj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku  60-vjeçari me iniciale K.M ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i katërt e banesës ku jetonte.

Ngjarja ka ndodhur në orën 12:55 në lagjen “Ali Demi”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.

Njoftimi i policisë

“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”. /albeu.com