I rrëmbehet me forcë makina një personi në Lushnjë (VIDEO)

Një personi në Lushnjë i është rrëmbyer automjeti me dhunë.

Sipas burimeve, bëhet me dije se disa persona ende të paidentifikuar, i kanë marrë me forcë makinën pronarit.

Policia ka ngritur grupe kontrolli në të gjithë territorin e Qarkut të Fierit dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Gjithashtu bëhet me dije se pika kontrolli janë ngritur edhe në Elbasan.

“Shtetasi M. P., banues në Divjakë, kallëzon se në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, Lushnjë, persona të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin tip “Benz”, me të cilin po udhëtonte. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.