Berisha: Jua them unë ku është Ervis Martinaj

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur sot për sigurinë e shqiptarëve në vend. Berisha u ndal dhe te kërkesa që Rama i bëri drejtorit të ri të policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, që të gjente nëse Ervis Martinaj ishte vrarë apo ishte zhdukur.

Berisha u shpreh se Ervis Martinaj është te lojërat e fatit dhe për ta provuar këtë i kërkoi Ramës të pyeste vëllain e tij, Olsin.

“Ligji për amnistinë fiskale, mbështetja më e fuqishme. Këtu falimentojnë çdo ditë biznese të ndershme, që i gjobisin për çdo gjë. Krimi shqiptarë është bërë I frikshëm për partnerët tanë. Presidenti I Francës e ka shprehur në mënyrë të përsëritur dhe e ka shprehur dhe për Kosovën se i ka treguesit pakrahasimisht me mirë se Shqipëria. Sot Edi Rama porosiste Met Rrumbullakun për Vis Martinaj. Vis Martinaj është te lojërat e fatit. Pyet Olsi Ramën. Vëllai i Ramës është hija e Vis Martinaj. Se ç’ndodhi me të askush s’e di, por dimë që lojërat janë të ligjshme”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 7.09.2022 18:57