“Gëzuar ditëlindjen në parajsë”, Arilena Ara prek me postimin (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur, Arilena Ara, ka publikuar së fundmi një postim mjaft prekës. Për të është një ditë me emocione të forta, pasi babai i saj i ndjerë do të festonte ditëlindjen. “Gëzuar ditëlindjen në parajsë”, shkruan ajo në një pusullë dashurie që dikur e ka shkruar me bojë të kuqe për babain e saj.

“Kurrë s`do ndahem nga ti babi dhe të dua shumë”, i shkruante ajo dhe ai ia kthente në po të njëjtën letër.

“Faleminderit bija ime Arilena, shumë faleminderit. Babi”.

Arilena e ka rrëfyer shpesh marrëdhënien e ngushtë me babain e saj, i cili ka qenë një nga mbështetjet më të mëdha për të.


Shtuar 5.05.2020 12:59