Ndalohet makina në Tiranë, gjendet brenda 1 kg kokainë

Në Tiranë, në zonën e Paskuqanit është kapur një sasi prej 1 kg kokainë në makinën e një personi.

Mësohet se operacioni është i Drejtorisë së Policisë së Tiranës, sektori i narkotikëve. Policia kishte pasur informacione për ketë rast dhe ishte në ndjekje.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar, ndërsa operacioni vijon./albeu.com

 

 


Shtuar 7.09.2021 16:58