Artan Hoxha: Ervis Martinaj harroi që kryeministri ishte “balena në oqean”, po bëhej gati të blinte vilën e tretë pranë shtëpisë së Ramës

Artan Hoxha ka treguar sërish historinë se si i zhdukuri i shumëkërkuar Ervis Martinaj ka blerë dy vila në Surrel, në fshatin ku dhe jeton kryeministri Edi Rama. I ftuar në ‘TPZ”, Hoxha tha  ishte shumë egoist, e donte shkëlqimin dhe kishte ‘harruar’ që kryeministri Rama ishte “balena në oqean”.

“Kur Martinaj doli nga qarkullimi, ai ishte bërë një armik publik sepse kishte prishur rregullat. Kishte bërë shumë kundërshtarë, që ishin dhe armiq ndër vete, të bënin aleancë. Ishte bërë problematik për pushtetin. Qeveria nuk kishte çfarë i bënte më Ervis Martinajt. Martinaj mori guximin dhe i vajti kryeministrit mu të shtëpia. Dhe ne e dimë sa trim është kryeministri jonë. E bleu shtëpinë ne Surrel, bleu dy vila dhe ishte gati të merrte të tretën. Ai vendosi familjen aty. Ai që ka betonuar atë shtëpinë e Edi Ramës, e kam pyetur çfarë betoni është. E pyes, ore ti e ke bërë? Se dëgjonte Berishën që thoshte sarajet e sulltanit që i ka bërë Carapuli. Çfarë Carapuli tha ai, atë e kam bërë unë, lekët m’i ka dhënë filani, kishte edhe biznesmenë të tjerë. I thashë, ore cfarë strukture është ajo? Më tha, është si depo uji, pa dritare, ka vetëm pjesën sipër, me xham dhe derën poshtë. Është beton special. Të njëjtën cilësi betoni e ka vetëm Kisha Ortodokse në qendër të Tiranës. Boja që ajo ka, i është hedhur që në beton. E përmenda si detaj për të thënë që Ervis Martinaj, edhe pse duket si bunker i paprekshëm, sarajet e kryeministrit, Ervis Martinaj i vajtu mu atje. Garda e Republikës, bënte shumë kujdes, sepse lëvizte kryeministri me tre makinat e eskortës, lëvizte edhe Visi me tre makina të blinduara që shkonte në shtëpi. Ajo rruga, duke qenë e ngushtë dhe me kthesa po të përplaseshin në ndonjë cep, njëri kalonte, tjetrit duhet të rrinte në cep. Visi u bë shumë shqetësim për kryeministrin, sepse i erdhi të dera e shtëpisë. Por, Martinajn e kapi euforia dhe nuk e mendoi që një kryeministër është balena në oqean dhe jo një peshk në oqean”, tha Hoxha.