Ferma e kanabisit në Berat/ Gratë u punësuan fillimisht për të mbledhur ullinj

Sias TV Klan, 95 gratë që u gjetën duke punuar në fermën e kanabisit në Berat ishin punësuar fillimisht për të mbledhur ullinjtë e më pas ishin rekrutuar për të pastruar dhe paketuar kanabisin.

Po ashtu mësohet se, gratë kishin tentuar që të shkëputeshin por ato ishin kërcënuar që të mos largoheshin nga personat të cilët kishin krijuar këtë veprimtari kriminale.

3 serat me kanabis në Berat u zbuluan një ditë më parë nga policia. 11 persona u arrestuan, ndërsa 95 gratë po hetohen në gjendje të lirë.