I ati i vrau barbarisht 4 djemtë, nëna bën ritualin rutinë në përkujtim të fëmijëve

Pas një ngjarje të rëndë të regjistruar më parë në Mbretërinë e Bashkuar, ku i ati vrau barbarisht 4 djemtë e tij, nëna e fëmijëve vijon edhe sot të kryejë një ritual rutinë në përkujtim të vogëlushëve.

Ajo kërkon dëshpërimisht që të mos shkatërrohet kopshti i shkollës fillore ku shkonin 4 djemtë e saj, të cilët u vranë barbarisht nga babai i tyre në vitin 2003.

Edhe pse kanë kaluar vite, Sam Tolley shkonte çdo ditë në ambjentet e ‘kopështit’ të shkollës fillore dhe kujtonte 3 djemtë e saj.

Mediat e huaja tregojnë se djemtë që u vranë nga babai tyre ishin Joshua 7 vjeç, Thomas 6 vjeç, Callum, pesë dhe Danieli, tre vjeç.

Pas tmerrit, asokohe një kopësht përkujtimor u krijua në shkollën fillorë në Handley Hill në UK.

Një javë më parë e ëma ka gjetur atë vend aq të shtrenjtë për të, të kthyer në një gërmadhë pasi po bëheshin punime.

Në një postim në Facebook, ajo tha: “Kopshti përkujtimor i djemve të mi, çfarë të bëj apo kë të shkoj të shoh? Krejt zemërthyer.

Si mund ta bëjnë këtë dhe t’i shpëtojnë? Asnjë paralajmërim për të më thënë, unë dal dhe dukem kështu. “Më thanë se kopshti në asnjë rrethanë nuk do të prekej.