U dëmtua nga rrebeshi i shiut pak ditë më parë, shembet plotësisht ura në Gramsh

Ura e dëmtuar pak ditë më parë pas rrebeshit të shiut në fshatin Kukur në Gramsh, sot është shembur plotësisht.

Banorët e zonës shprehen se tashmë kanë frikë pasi në atë urë shpesh kalojnë dhe fmijët e tyre, të cilëve mund tu rrezikohet jeta.

Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e institucioneve, për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

Ura kishte një lartësi prej 5 metrash dhe me gjatësi 10 metra.

Kujtojmë se para pak ditësh një stuhi shiu që vërshoi mbi këtë zonë dëmtoi pjesërisht këtë aks rrugor si dhe prodhimet bujqësore në këtë zonë.


Shtuar 25.08.2023 18:00

Tags: , ,