Veliaj me banorët e Kombinatit: Sot qyteti është më i pastër, nuk ekziston reja me kancerin nga Sharra

Kandidati për kryebashkiak në Tiranë, Erion Veliaj, ishte Kombinati. Gjatë takimit me banorët e kësaj njësie.

“Kombinati është një nga vendet ku filozofia jonë, mendësia jonë, se si bëhet shteti, si bëhet qyteti, ka marrë trajtën e vet më të dukshme. Kam qenë në Kombinat shumë herë dhe ai diell që shohim sot nuk dukej para ca vitesh, sepse përpara se të vinte rrezja e diellit, vinte shtëllunga e resë nga Sharra. Ajo shtëllunga e verdhë kancerogjene e gjithë plastikës që digjej, ku fillimisht kontaminoheshin mushkëritë e Kombinatit, dhe përfundonte deri në Dajt. Sot qielli është blu, reja është e bardhë, dielli shkëlqen dhe reja me kancerin nga Sharra, nuk vjen më mbi Tiranë,” tha Veliaj.

Ai foli edhe për çështjen e inceneratorëve.

“Nëse dikush ecën me 200 km/h në autostradë, çfarë duhet të bëjmë ne, të mbyllim autostradat, apo të heqim njeriun e papërgjegjshëm, që të mos ecë me 200 km/h dhe të marrë njerëzit në qafë? Ndaj, nëse në Sharrë, dikush ka bërë gabime, të mbajë përgjegjësinë e vet. Por sot Kombinati është më i pastër. Sot Tirana është më e pastër. Sot ajo reja kancerogjene nuk është aty. Sot pastrimi ndodh me 1/3-ën më pak. Fatura që unë gjeta aty mbi tavolinës, ditën e parë të punës, ishte 37 euro/ton, sot paguhet 29 euro/ton. Ajo që ne kemi mundësuar është me 1/3 e pagesës më pak se në 2011, Tirana është më e pastër, Kombinati është më i pastër dhe sot ajo reja kancerogjene nuk është më mbi kokat tona,” deklaroi ai.


Shtuar 20.04.2023 19:50