U nda me Feron? Arbenita shuan çdo dyshim me videon e fundit (VIDEO)

Arbenita dhe Fero mbeten një nga çiftet më të komentuar në rrjetet sociale. Ata janë përfolur me dhjetra herë për një ndarje të mundshme dhe të gjithë herët kanë surprizuar duke u shfaqur sërish bashkë. Pas martesës dhe pasi u bënë prindër, menduam se ata do i linin pas “provokimet” ndaj mediave dhe ndjekësve por jo. Prej disa javësh dyshja ka nxitur spekulimet se janë ndarë pasi kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.

Ndërkohë,  Fero ka publikuar një video në InstaStory, duke dëgjuar këngën “I don’t f**k with you” , që është një këngë dedikuar ish-ave. Në video Fero vihet re duke qeshur dhe këngëtari ka nxjerrë gjithashtu gishtin e mesit. Kaq mjaftoi që mediat dhe fansat të aludonin se videoja është drejtuar Arbenitës. Por, jo.

Ata nuk janë ndarë dhe zërat i ka shuar vetëm së fundmi vetë modelja. Ajo ka publikuar një video në Instastory ku shihet në makinë me Feron duke dëgjuar këngën e tij të preferuar. “Kurdo herë që fillon kënga e tij e preferuar”- shkroi ajo, teksa Fero shihet duke kënduar.


Shtuar 28.09.2021 09:39