Arrestohet i moshuari në Dibër, i ishte bërë “ferrë” gruas, e përndiqte në çdo hap

Një 63-vjeçar është arrestuar pasi përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një grua.

Bëhet fjalë për Lazam Zebin.

Ai është arrestuar pasi pasi është paraqitur në Komisariat një shtetase, e cila ka kallëzuar se 63-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore të gjatë.

Njoftimi policisë

Përndiqte në mënyrë të vazhdueshme një shtetase, vihet në pranga 63-vjeçari, në Dibër. Arrestohet dhe një shtetas tjetër në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër ndaluan shtetasin Lazam Zebi, 63 vjeç, banues në Dibër, pasi është paraqitur në Komisariat një shtetase, e cila ka kallëzuar se 63-vjeçari e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, për një periudhë kohore të gjatë.
Shërbimet e Postës së Policisë Klos, arrestuan në flagrancë shtetasin Shkëlqim Kuka, 47 vjeç, banues në Klos, pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/