Trafikonin makina të vjedhura nga Kosova në Shqipëri, GJKKO dënon me 31 vite burg grupin kriminal

Zbardhet pretenca e SPAK për 7 të pandehurit të akuzuar për trafik të mjeteve motorike nga Kosova, mes tyre edhe tre policë, përkatësisht Vojsava Doda, Endi Ahmetaj, Ftari Braha.

Për 7 të pandehur SPAK ka kërkuar në total 71 vite burg, por që më gjykim të shkurtuar shkon në 41 vite burg. SPAK kërkon 12 vite burg për drejtuesin e grupit, Selaudin Shahini, i cili mendohet se duke shfrytëzuar lidhjet familjare dhe shoqërore në Kosovë, kishte krijuar një rrjet personash që trafikonin mjete në vendin tonë.

Të pandehurit  janë dërguar për gjykim për faktin se grupi i strukturuar kriminal i drejtuar nga i pandehuri Selaudin Shahini, në përbërje të të cilit ishin dhe të të pandehurit Ndriçim Shahini, Ervis Cara, Endi Ahmetaj, Vojsava Doda, dhe Aurel Shatri gjatë muajit shkurt 2022 siguronin mjete të vjedhura në Republikën e Kosovës dhe më pas i trafikonin në territorin e Republikës së Shqipërisë nga pika e kalimit kufitar Morinë, Kukës me targa të vendosura në to, që i përkisnin mjeteve të targuara dhe regjistruara në Republikën e Shqipërisë.

/albeu.com/


Shtuar 15.06.2023 13:22