Rama-Bashës: Kujdes me llumin në PD o Lulzim, duhet të rilindësh

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me replikat ndaj kryetarit të PD-së Lulzim Basha.

Rama u përmendi termin “llum” Bashës, duke i thënë se je pjella më brilante e atij llumi të PD-së. Më tej i ka kërkuar të rilindë dhe të mos bëhet kopja e Berishës.

“Ku e di ti kush ngrihet në sabah në çadra, kur ti zgjohesh gjithmonë vonë.  Ke dalë tani me një tezë se edhe PD ka pjesën e vet të llumit. Por nëse PD ka llum, ty ai llum të ka mbajtur mor Lulzim. Ti je pjella më brilante e atij llumi.  Unë nuk kam ç’ti mbaj me gajret foltores. Mos na i sill këtu këto çështje. Të kam dashur, të dua dhe do të dua por nuk kam si të ndihmoj këtë herë. Mos ji karikatura e llumit. Ti duhet të rilindësh. Na dëgjo ki besim dhe ndërvepro këtu me gjuhën e fakteve. Ka plot fakte”, tha Rama./albeu.com

 


Shtuar 28.10.2021 12:03