HARTA/ Beteja për pushtimin e Kievit, cilat zona kontrollohen nga forcat ruse (FOTO LAJM)

The New York Times

Edhe pse Rusia nuk ka pushtuar qytetet e mëdha, forcat ruse kanë marrë në kontroll qytetet e vogla dhe kanë rrethuar rajonet më të mëdha. Përparimet e forcave ruse kanë qenë shpesh të mundimshme dhe të kushtueshme. Në disa zona, forcat ukrainase kanë zmbrapsur forcat pushtuese dhe kanë ndërprerë linjat e furnizimit.

Ukrainasit kanë arritur të mbajnë forcat ruse jashtë qyteteve të mëdha, edhe pse Rusia ka bombarduar zonat civile me sulme ajrore shkatërruese. Por edhe përparimi i ngadaltë i forcave ruse ka ushtruar presion të madh mbi civilët ukrainas, disa prej të cilëve nuk kanë energji elektrike dhe ujë të pijshëm.

“Ne jemi të rrethuar,” tha Vladyslav Atroshenko, kryebashkiaku i Chernihiv, në një mesazh të postuar në mediat sociale të mërkurën.

Jashtë Kievit, forcat ruse morën në kontroll qytetin e Bucha disa ditë më parë dhe u zhvendosën në jugperëndim në një përpjekje për të rrethuar kryeqytetin. Forcat ruse po i afroheshin gjithashtu Kievit nga lindja, me luftime të ashpra që përfshinin një autokolonë tankesh në periferi të Brovary, sipas videove të postuara të enjten.

Forcat ruse vazhdojnë të kenë epërsinë në jug. Ata vazhduan ofensivën e tyre në Mykolaiv ndërsa ata po përpiqeshin për të rrethuar qytetin nga lindja. Disa trupa ndodhen në Oleksandrivka, jo shumë larg termocentralit bërthamor të Ukrainës Jugore, i dyti më i madhi i vendit. Të tjerë ndodhen në veri dhe verilindje të Mykolaiv në drejtim të Kryvyi Rih, megjithëse nuk është raportuar asnjë ofensivë e qëndrueshme, raporton abcnews.al

Mariupol, një qytet port jugor, mbetet i rrethuar dhe nën bombardime të vazhdueshme. Forcat separatiste të mbështetura nga Rusia nga Donbasi kanë pohuar gjithashtu se kontrollojnë autostradën nga Volnovakha në Mariupol.

Rusët duket se po grumbullojnë forca të tjera në veri të Krimesë për një ofensivë në Zaporizhzhia. Në lindje, përveç përpjekjes për të rrethuar qytetin e Kharkiv, forcat ruse po përparojnë në jug, me shumë gjasa në një përpjekje për tu bashkuar me forcat në zonat e kontrolluara nga Rusia në Donbas që po lëvizin drejt perëndimit.

Falë një ofensivë të tillë, forcat ruse mund të marrin në kontroll rajonin verilindor të Ukrainës. Trupat ruse kanë sulmuar Izium dhe qytetet përreth. Civilët u evakuuan nga Izium, i cili ishte një nga korridoret humanitare e hapura gjatë luftimeve.

Disa qytete të tjera midis Kharkiv dhe Izium kanë qenë gjithashtu në sulmin e vazhdueshëm të forcave ruse. Në Slobozhanske, zyrtarët ukrainas raportuan se ishte sulmuar një tjetër ndërtesë civile, duke shkaktuar të paktën 4 viktima./abcnews.al


Shtuar 12.03.2022 11:34