Anulohen 3 fluturime për në Itali, pasagjerët në pritje të zgjidhjes

Ditën e sotme janë anuluar tre fluturime për në Itali. Kjo situatë ka shkaktuar kaos në Rinas pasi udhëtarët kanë prerë biletat dhe nuk kanë marrë akoma shpjegime për anulimin e fluturimeve dhe se çfarë zgjidhje do të ketë problemi i tyre.

Fluturimet e anuluara janë nga Tirana për në Milano, Treviso dhe Ancona. /albeu.com

 


Shtuar 18.06.2021 11:00