Përplasi për vdekje gruan në Durrës, arrestohet 68-vjeçari

Ka rënë në prangat e policisë 68-vjeçari që përplasi me makinë ditën e djeshme një grua në Durrës.

Kujtojmë se viktima është rreth moshës 30-35 vjeç, ende e paidentifikuar.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. R., 68 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një shtetase rreth moshës 30 – 35 vjeçe, ende të paidentifikuar, e cila për pasojë, ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/albeu.com/