Rama në Këshillin e Evropës: Për ne lufta është ende një plagë që dhemb, ndërsa për ju është një kujtim i largët

Ditë e sotme mbahet mbledhja e Këshillit Evropian, në të cilin ka marrë pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Rama ka theksuar se për Shqipërinë lufta është një plagë e cila dhemb ende edhe sot ndërsa për të tjerët ajo është njv kujtim i largët.

Pjesë nga fjala e Ramës:

I nderuar Këshilli i Europës, të shquar anëtarë të asmablesë parlamentare. Jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’iu drejtuar kësaj asambleje për një çështje thelbësore të së drejtës dehdhe. Unë përfaqësoj Shqipërinë, por nuk kam ardhur këtu të flas kryesisht për Shqiëprinë, edhe pse tema e shqetësimit që dua të ndaj me ju lidhet me Shqipërinë si trupi me shpirtin. ajo çka do të them ka lidhje me të shkuarën e një vendi dhe ndikimin që kjo mund të ketë në të ardhmen. Po ashtu lidhet me marrëdhëniet midis shteteve në Balllkan.

Ta kthesh një histori konflikti në një histori bashkëpunim, kërkon një vullnet dhe guxim nga liderët dhe qytetarët.

Dëmi shkon shumë larg, përtej shumatores së tragjedive individuale. Është dëm për bashkësinë rtonë të kombeve dhe popujve. Nqë qoftë se institucionet dështojnë, kjo goditje mund të jetë fatale.

Për ju lufta është një kujtim i largët, për ne një plagë që ende dhemb.

Pavarësisht përvojave tona me luftën, nën ombrellën e madhe të këtij instutucioni, kujtesa historike nuk mund të merret lehtë, zgjidhjet duhet ti qëndrojnë tetsit të së ardhmes.

Ashtu si shtetet e tjera në rajon Shqippria vijon të dëetojë të ardhmen teksa Lufton me të shkuarën, të ndërtojë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë, e cila jo shumë kohë më parë konsiderohej armik për vdekje, por tashmë është një partner në Ballkanin e Hapur./albeu.comm


Shtuar 12.10.2022 15:53