“Nuk ishte tradhti”, bashkëshorti e akuzon se shkonte me drejtorin e Doganave në Fier, ish-çifti përballen

Ish-çifti, Algert Beluli dhe Anxhela Ngjeqari janë përballur me njëri-tjetrin pas akuzave të të riut ndaj ish-bashkëshortes se e tradhtonte me drejtorin e shkarkuar nga detyra të Doganave, Arlind Lagji.

Algert Beluli, i cili publikoi audiopërgjime me zytarin ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’, u shpreh se është larguar nga Fieri.

Ndërkohë ish-çifti në “Shqipëria Live” kanë hedhur akuza për tradhti ndaj njëri-tjetrit, ndërsa Anxhela Ngjeqari u shpreh se ishte e drejta e saj të fliste me Arlind Lagjin pasi ishte grua e ndarë.

Algert Beluli: “Jam detyruar të largohem nga Fieri për shkak të kërcënimeve. Rasti i parë ishte 11 gusht 2021. Jam thirrur në komisariatin e policisë Fier ku është kërkuar një urdhër mbrojtje nga bashkëshortja ime, Anxhela. Në zyrën e oficerit të policisë në Fier ka qenë edhe Arlind Lagji. Urdhri i mbrojtjes është kërkuar në bazë të një deklarate të rreme që unë mund ta vërtetoj dhe në prezencë të Arlind Lagjit. Kjo u bë për shkak të rritjes së dyshimeve të mia për tradhti bashkëshortore. Për shkak të rasteve të përsëritura, i kërkova sinqeritet. Por ajo shkoi në komisariat duke kërkuar urdhër mbrojtje në prezencë të Arlindit, në momentin kur shkova aty uli kokën dhe iku me vrap. Në komisarit ishim të tre.

Urdhri i mbrojtjes u kërkua që bashkëshortja ime dhe Arlind Lagji t’i zgjidhin gjërat në kohë për të mbrojtur martesën e saj, por u kap në rrethanat e flagrancës dhe zërave që dolën nga njerëzit e tjerë, ishte mëse e qartë se kishte diçka mes tyre.

Kontaktin me bashkëshorten time në atë kohë e ka marrë duke përdorur pozicionin e tij si shefi i akcizës, duke e thirrur në zyrë. Këtë e bënte dhe me punonjësit e tjera në kompani private. Ato që ishin simpatike i thërriste në zyrë dhe i kërkonte numrin e telefonit, duke përdorur pushtetin e tij për qëllime personale.

Kur u dhunove?

Pasi faktova tradhtinë. Arlind Lagjit iu prishën interesat e tij të ulta, nevojat seksuale, mbase ishte i paplotësuar, mungesa e normave të këtij personi. Një njeri që ka familje, grua në shtëpi s’mund të bëjë veprime të ulta. Më është prezantuar si i divorcuar, duke mohuar familjen e tij.

Më tregoi foton e një gruaje, që as nuk ishte gruaja e tij. Unë kërkoj sqarim në organet e shtetit përse ai ishte në komisarit me 11 gusht me bashkëshorten time. Të vesh në komisarit duhet të ketë një arsye?

Bashkëshortja pretendon se jeni ndarë në 2020?

Fjalët i them me fakte. Isha në bashkëjetesë me të deri në qershor 2021 për shkak se kisha dyshime, ajo më kërkoi sqarime. I thashë dua kohë për të folur. Në momentin kur refuzova të sqarohem, ajo u largua nga banesa ime por ka mbajtur lidhje intime deri në gusht 2021.

Kur familja ime i ka bërë të qartë se nuk hy më në derën e shtëpisë, është detyruar të kërkojë divorcin duke mos pranuar tradhtinë. Për çështje nderi kam heshtur dhe s’kam folur në gjykatë.

Por më pas kur dolën gjërat sheshit, i thashë siç janë.

Dhuna ndaj teje?

Ishte kurth, Arlindi më ftoi për kafe për tu sqaruar. Ai më tha se thjesht kishin njohje, por jo marrëdhënie intime dhe se Axhelën e kishte si vajzë, për shkak se ishte në moshën e saj.

Më thoshte “përpiqem për ty, të kam vëlla”, aty më kërcënoi me anë të dhunës dhe në pabesi.

Regjistrimi është bërë në muajin mars 2022. U takuam sepse kemi pasur një konflikt fizik të dy palët. Kishim bërë deklaratë në polici të dy. Kërcënime të ngjashme kanë qenë në mënyrë të përsëritur, kronike.

Pas gushtit 2021 deri para disa ditësh kemi pasur kërcënime, edhe përmes personave të tjerë. Si kam paraqitur, janë detyruar nga interesat.

Zgjodha ta bëj mediatike sepse ai ka pushtet, për shkak të ngritjes së akuzave të prokurorisë ndaj meje. Ka ndërhyrë Arlind Lagji. S’dua të komentoj institucionet. Në gusht të këtij viti kam denoncuar ish-bashkëshorten.

Ndihem i frikësuar. Deklaron se janë vrarë njerëz për të, duke qenë se ky më ka dëshmuar detaje të vrasjeve jam i kërcënuar dhe kam hall se hakmerret tek vajza ime 6-vjeçe, sepse e ka kërcënuar. Kam mesazhe të faktuara nga Arlind Lagji.

Anxhela Ngjeqari Jam e shkatërruar dhe gjendje të rëndë psikologjike. Janë gënjeshtra fjalët e thëna. Ai ka pothuajse 1 vit që na përndjek. Kam qenë e ndarë në korrik 2020 dhe jam rikthyer për hir të vajzës në janar 2021. Kemi pasur debate të vazhdueshme dhe jam larguar në qershor 2021, kam ikur me nder tek shtëpia e Algertit, por për shkak se ai më ka tradhtuar, i kam kapur mesazhe në telefonin e tij. Mora vajzën dhe u largova. Prindërit e tij më janë lutur të mos iki. Ai më ka ardhur tek puna, më ka kërcënuar, shantazhuar dhe përndjekur. U detyrova ta denoncoj në gusht 2021. Algerti ishte në jetën e tim, takoheshim në bashkë. Shkonte në dhomën e kompjuterit ku luante, më pas flinte tek dhoma e fëmijës.

Algert Belulaj: E kam me fakte

Anxhela: Nuk ka fakte ai zotëri

Algert Belulaj: Kur i vdiq babai s’ka respektuar as zinë e të atit. I ka bërë më vetëdije të plotë veprimet.

Anxhela: U ktheva për hatër të vajzës, me kompromis të dy në jetën e vet, deri në momentin kur të divorcoheshim sa të mblidhja pratë. Në qeshor i kam kapur mesazhe ku flirtonte me vajza të tjera. I kam dhënë dorën, mirëupafshim, kaq ishte dhe kam ikur.

E hapa unë divorcin në shtator 2021, pasi kisha marrë urdhrin e mbrojtjes. Tradhti tek unë s’ka parë.

Algerti: Por çfarë është të kesh lidhje me një burrë të martuar?

Anxhela: Më bënte kërcënime me jetë, mua dhe familjes sime. Arlind Lagji s’ka qenë në komisarit me mua. Kam thënë nuk e dua më Algertin në jetën time, kështu kam deklaruar në dokuemtat e divorcit.

E akuza për përndjekje, dhunë në familje, tentativë vrasje, dhe deklarim të rremë.

Gjithë kohës, u bë 1 vit, ai bën vetëm kërcënime. Me ka dalë në kryqëzime për të më aksidentuar.

Makina ime është bërë copë, janë të regjistruara në policinë e Fierit, në 2022. I kërkova fëmijën ta merrja me pushime

Algerti: Do ju nis audio si e tradhton ti vajzën

Anxhela: Nuk më ka kapur Algerti mua asnjë lloj mesazhi. Ishin mesazhe në email-in tim, pas divorcit. Nuk kanë qenë dashurie, kam të drejtë të flas me kë të dua si grua e ndarë.

Algerti: Ishe me një burrë të martuar?

Anxhela: Ishim secili në jetën e tij dhe do ndërtonim një marrëdhënie për hatër të vajzës.

Algerti: Ndaj bashkëpunove me dashnorin që të vrisje babain e vajzës

Anxhela: Fëmija ishte i vogël 5-vjeç dhe na donte një shtëpi. Kam urdhër mbrojtje që të më qëndrojë shumë larg.

Në çdo kohë më përndjek, s’dal dot. Familja ime dhe unë kemi frikë.

Algerti: Ajo flet ashtu si e ka këshilluar mentori i saj. Makina e Anxhelës s’ka shpërthyer, as nuk është përplasur. Unë do t’ju jap faktin nga procesverbali, se edhe pse s’duhet të rrijë afër meje më ka goditur nga pas me makinë, më pa shtypur, më ka ardhur ambulanca dhe ka ikur nga vendngjarja.

Ajo gënjen Anxhela, ose polici rrugor.

Axhela: Nuk është e vërtetë. Ai më çdo në polici me pretendimin se kisha vjedhur fëmijën tim. U paraqita, më kërkoi falje dhe më tha jepja fëmijën Algertit dhe të ta sjellë prap. Unë u nisa me makinën time mbrapa tij. Ai frenoi makinën që ta aksidentoja, ishte e stisur. Unë u largova. Janë të gjitha stisje. Janë në procesverbal.

Algerti: I kam unë me fakte

Anxhela: Se kam dëgjuar regjistruar. Por e di se çfarë i ka bërë ky Arling Lagjit.

Algerti: T’i kam nisur unë.

Anxhela: Arlindi ka një vit që mban në kurriz shantazhet e Algertit.

Algerti: Është bashkëpunëtore me të. Nuk i intereson që i kërcënon fëmijën.

Anxhela: E keni keqkuptuar. S’ka të bëjë fare mesazhi ashtu. S’ka ushtruar kurrë dhunë psikologjike ose verbale me Algertitn. Dhuna ka ndodhur pas divorcit. Ai më ftoi të pinim një kafe, pasi dërgova vajzën në balet.

Arlindi: Ishe për të shkuar në hotel, jo për kafe. E di gjithë Fieri se ku hotel shkoje.

Anxhela: Është liria ime. Arlindi e ka marrë në telefon, i ka thënë po dërgoj Anxhelën në shtëpi, kthehu. Algerti ishte me kameran nga mbrapa për të më filmuar.

Algerti: Ka ndodhur para divorcit për të faktuar tradhtinë.

Anxhela: Është në Fier, e kam parë sot.

Algerti: S’jam në Fier.

Anxhela: Regjistrimi ku e kërcënon ka ndodhur në rajonin e policisë.

Algerti: E shikon më tha “të bëj thela-thela”, në rajon

Anxhela: Ndodhi sapo dhashë deklartaën në rajonin e policisë, po shkonim të pinim kafe. Është jeta ime personale.

Anxhela: Jam larguar në shtëpi, por nuk kam dhënë deklaratë.

Algerti: Arlind Lagji se ka lejuar sepse ia merrte vesh gruaja se ishte me dashnoren.

Anxhela: S’bëra denoncim sepse të dy palët ranë dakord që do tërhiqnin denoncimin. Nuk do merrej as njëri as tjetri. Në polici ranë dakord. Kafen e pimë më 7 mars, vjen Algerti dhe më pa me Arlindin, ia fut në grusht.

Algerti: Arlindi ka deklaruar se ishte në hotel me ty, e ka bërë deklaratën në polici. Edhe Anxhelën e ka kërcënuar dy herë publikisht. Njëherë shkoi ta tërheqë zvarrë në lokal.

Anxhela: S’është e vërtetë. Algerti goditi Arlindin, i la 5 të qepura dhe me raport 10 ditor.

Algerti: Ku i ka të qepurat?

Anxhela: Ranë dakord që të mos bënin denoncime. Ai s’ka kërcënuar fëmijën. Ky ka bërë vetëm kërcënime e përndjekje. Sot e kësaj dite vazhdon ta bëjë.

Me personin isha e ndarë, nuk e denoncova për hatër të fëmijës se futa në burg

Algerti: Për hatër të Arlindit që të mos ikte nga posti, për hatrin e lekëve.

Anxhela: I ka kërkuar t’i qëndrojë larg sepse i plasi shpirti nga Algerti. Në fakt Arlindi u dhunua nga Algertit, ky e bëri denoncimin në polici. Ishim në ambulancë në spital dhe lajmëruan.

Anxhela: I ka kërkuar t’i qëndrojë larg sepse i plasi shpirti nga Algerti. Në fakt Arlindi u dhunua nga Algertit, ky e bëri denoncimin në polici. Ishim në ambulancë në spital dhe lajmëruan.

Biseda e fundit me Algertit:

Anxhela: Biseda ishte në 3 shtator 2022, ku më ka kërcënuar dhe më ka vendosur gjobë, Nëse nuk i jeopnim 10-50 mijë euro do e nxirrte në media.

I kam faktet dhe i dorëzuam në prokurori. Ky nuk paguan asnjë pension për fëmijën e tij. U detyrova të bënim një kontratë. Është turp të dalë në media sot, që s’ka qenë kurrë asnjëherë burrë në jetën time. Fëmija është me psikolog, për shkak të presioneve që i bën fëmijës.

Kemi bërë një kontratë ku do pranonte shantazhet dhe pas kësaj kontrate s’do flisja me Arlindin. Unë s’kam kontakt me të. Kjo kontratë që do e firmosnim të dy.

Algerti: Më erdhi me firmën e Arlind Lagjit. Turp është të jesh dashnore

Algerti: Kam njoftuar policinë e shtetit, kontrata ishte firmosur nga këto dy që të tërhiqja denoncimet dhe të mos e publikoja. E firmosa në prani të policëve civilë.

Anxhela: Më vuri kusht që kontratën do e firmoste nëse do shkoja në hotel sipër për një natë me Algertin

Algerti: Të kam pasur për 6 vite moj, çtë doja një natë/TCH