A është tërhequr Barcelona nga gara për Erling Haaland?

Barcelona premton të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e verës së ardhshme.

Ata duan të forcojnë skuadrën, me nënshkrime të tilla si Franck Kessie (AC Milan), Andreas Christensen (Chelsea) ose Noussair Mazraoui (Ajax), të tre si lojtarë të lirë, duke pasur parasysh financat e klubit.

Pavarësisht se shumica e mediave vunë në dukje Erling Haaland si një nga prioritetet e tregut të  Barcelonas, ​​situata ekonomike e Barçës nuk është optimale për të ndërmarrë një operacion të tillë.

Në këtë kuptim, Barça është ende në kërkim të opsioneve me kosto të ulët për të përforcuar skuadrën.

Joan Laporta qetëson operacionin Haaland

Siç ka argumentuar Joan Laporta në Esport3, nënshkrimi i futbollistit të Borussia Dortmund është shumë kompleks: “Mateu Alemany, Jordi dhe sekretari teknik po punojnë për ta arritur atë. Unë e kuptoj që ka inkorporime për të cilat njerëzit janë të emocionuar, por ata janë shumë e veshtire edhe sikur te kishim nje situate me te mire ekonomike une mendoj se nuk do te duhej te kryenim disa operacione. Ne jemi ketu per te menaxhuar mire nje klub futbolli. Situata ekonomike nuk eshte zgjidhur ende”.

Siç është raportuar javët e fundit, operacioni për marrjen e futbollistit të BVB-së është rreth 300 milionë euro. Nga kjo shumë, 200 milionë euro do t’i dedikoheshin pagës së futbollistit dhe 150 milionë euro të mbetura do të shpërndaheshin ndërmjet nënshkrimit dhe bonuseve si për Mino Raiola, përfaqësuesi i lojtarit, ashtu edhe për vetë babain e Haaland. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2022 16:56