Parashikimi i motit për datën 7 gusht 2023

Dita e sotme do të vijojë të jetë në kushtet atmosferike të një moti me kthjellime dhe vranësira ku priten reshje të dobëta në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan dhe Fier ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe Vlorë, priten reshje lokalisht të dobëta.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet nga 21 deri në 27 °C, në vendet e ulëta nga 17 deri në 29 °C dhe në vendet malore nga 11 deri në 25 °C.

Ndërsa era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.