Ekspertët: Mos bëni se*s në dush

Ideja e seksit në dush mund të duket emocionuese, por nga ekspertët po konsiderohet ide e keqe.

Kryerja e marrëdhënieve seksuale në dush, mbi të gjitha, mund të jetë edhe shumë e vështirë dhe e papërshtatshme.

Sipas ekspertëve, pllakat e rrëshqitshme mund të  jenë një terren i vështirë, pasi është e veshtire  të ruash qëndrimin  në mes të seksit, shkruan IndiaTime.

Ekziston edhe rreziku i rrëshqitjes dhe goditjes së kokës në lavaman ose në pllaka, pra një gjë e tillë është më e rrezikshme sesa emocionuese.

Nëse diferenca në gjatësi mes jush dhe partnerit është mjaft e dukshme, “lufta” për të bërë seks dush do të jetë e vërtetë.

Jo vetëm marrja e pozicioneve të ndryshme të seksit do të jetë e vështirë, por edhe puthja.


Shtuar 11.07.2023 14:11