“Çmendet” Juventus, kërkon “bishën” e Interit

Një lajm bombë ka ardhur nga “Tuttosport”, ku raportohet se Juventus është në kërkim të një mbrojtësi qendror.

Ëndrra e Max Allegrit për të përforcuar mbrojtjen është Milan Skriniar, mbrojtësi kryesor i Interit. Një transferim që duket i pamundur por tekniku italian i Juventus e ka ëndërr ta ketë nën urdhrat e tij një mbrojtës  si Skriniar.

Sllovaku momentalisht ka një kontratë deri në vitin 2023 me zikaltërit, por ai pritet të rinovojë së shpejti, ku madje ai ka deklaruar disa herë që nuk largohet nga klubi, duke refuzuar oferta të mëdha nga klubet big të Evropës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.04.2022 10:35