Yuri Kim konferencë lamtumire: Vazhdoni të ecni përpara, mirënjohëse qe njoha një vend si Shqipëria

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, po mban sot konferencën e saj të lamtumirës. Gjatë fjalimit të saj, Yuuri Kim u shpreh mirënjohëse që ka njohur një vend me traditë dhe kulturë si Shqipëria.

Ajo tha se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, sidomos në drejtësi që i dha mundësinë të hapte zyrtarisht negociatat për BE, ndërsa tha se reforma në drejtësi po jep rezultate.

Më tej Yuri Kim bëri i thirrje insitucioneve dhe qytetarëve shqiptarëve që të mos ndalojnë dhe të ecin përpara deri sa Shqipëria të arrijë qëllimin e saj.

“Gjatë këtij misioni jam mirënjohëse që e njoha këtë vend, vizitova 61 bashkitë e tij dhe si çdo ambasador të jap kontributin tim në demokraci, mbrojtje dhe biznes. Shqipëria ka bërë përparime të mëdha, sidomos në drejtësi që i dha mundësinë të hapte zyrtarisht negociatat për BE. E kam thënë shpesh se reforma në drejtësi nuk është e lehtë, e shpejtë apo e përsosur, por po jep rezultate dhe këmbëngulja juaj ka filluar të japë fryte. Mos ndaloni. Vazhdoni përpara hap pas hapi derisa të arrini qëllimin tuaj. SHBA do të jenë me ju në cdo hap të rrugës”- thotë Yuri Kim.

Yuri Kim do të zëvendosohet nga  diplomati David J. Kostelancik, i cili aktualisht mban pozicionin e drejtorit në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Sht

Yuri Kim mori votëbesimin si ambasadore e SHBA në Tiranë nga senati amerikan në 29 nëntor 2019. Ajo zbriti në Tiranë në 22 janar të 2020. Tashmë ajo është në përfundim të mandatit të saj.

Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme, shkruan albeu.com.

Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE).

Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën./albeu.com/

 

 


Shtuar 21.06.2023 10:14