Gazetarja ukrainase jep lajmet nga parkimi nëntokësor, frikë nga bombat ruse (VIDEO)

Edhe në gjendje lufte, mediat ukrainase në Kiev vazhdojë të bëjnë punën e tyre, disa prej tyre edhe në kushte rrethanore.

Kështu në një video e postuar në mediat sociale shihet një prezantuese një televizione ukrainas që raporton drejtpërdrejt nga strehimoret e bombave për shkak të luftimeve të vazhdueshme në të gjithë vendin.

Gazetari dhe shkrimtari Maksym Eristavi: Ne jemi të detyruar të transmetojmë nga një bunker sepse Rusia bombardon qytetet tona. Ne po fshihemi nga raketat ruse. Ne po fshihemi nga Putini dhe agresioni i tij.

Gazetarët ukrainas duket se kanë shkëmbyer studiot televizive me strehimore për bomba në Kiev, por vazhdojnë të raportojnë.

Ndërkohë pak minuta më parë janë raportuar shpërthime të forta në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Një dëshmitar i Reuters tha se radhë artilerie janë dëgjuar në kryeqytet. Një tjetër dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve se kishte të shtëna me armë zjarri në pjesën perëndimore të Kievit.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, shkruan se pesë shpërthime brenda tre dhe pesë minutave u dëgjuan pranë një termocentrali në veri të qytetit.


Shtuar 25.02.2022 22:11