Sherr me sende të forta për vendin e parkimit në një qendër tregtare në Tiranë

Në parkimin e një qendre tregtare në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, dy persona në bashkëpunim me të tjerë kanë goditur me sende të forta një 35-vjeçar, F.H.

Sherri sipas policisë ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Njoftimi policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 39 vjeç dhe F. P., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi në parkingun e një qendre tregtare, në rrugën dytësore autostradën Tiranë-Durrës, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin F. H., 35 vjeç./albeu.vom/


Shtuar 5.07.2023 08:55