Tmerr në Londër, vriten me thikë brenda shtëpisë 4 persona (FOTO LAJM)

Katër persona janë vrarë me thikë në një shtëpi, në juglindje të Londrës.

BBC raporton se viktimat, tre gra dhe një burrë, u shpallën të gjithë të vdekur në vendngjarje nga punonjësit e urgjencës.

Një burrë është arrestuar me dyshimin për vrasje dhe është në paraburgim në një stacion policie në jug të Londrës, tha Policia.

Mendohet se të pesë personat ishin të njohur me njëri-tjetrin.

Detektivët nga njësia e specializuar e krimit të Met po hetojnë dhe policia tha se të afërmit e tyre po kontaktoheshin.

Pjesa e mesme e rrugës është bllokuar me gardhe metalike dhe janë ngritur edhe tre tenda të bardha të mjekësisë ligjore.