“Turp t’ju vijë”, Spaho shpërthen në Kuvend: Ministrja thotë kam detyrim të lëviz me makinë, ndërsa ju ecni në këmbë

Deputeti demokrat Edmond Spaho ka shpërthyer në Kuvend ndaj mazhorancës, pasi nuk ka futur në rend ditës çështjen e rritjes së çmimeve dhe protestave.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Spaho tha se njëra ministre thotë se e ka detyrim të lëvizë me makinë (Bora Muzhaqi, ndërkohë që ministrja e Energjisë (Belinda Balluku), këshillon te ecim në këmbë.

“Ministrja ju thotë mos blini bukë me makinë. Kryeministri thotë çmimi do vazhdojë të rritet. E sfidon popullin. Dhe qershia mbi tortë thotë ministrja se e kam në dorë të lëviz me makinë, ju lëvizni në këmbë thotë. Këto janë këshillat që japin qeveritarët. Turp t’i vijë kryeministri se Ukraina është në luftë dhe çmimet nuk rriten. Se nuk ka shtet këtu. Turp t’i vijë kryeministri ku familjarët e ministrave bëjnë tregti me rusët. Turp t’i vijë se për 10 vjet s’ka rritur pensionet. Mashtron qytetarët me fatura” tha Spaho.


Shtuar 17.03.2022 10:52