Shmanget tragjedia në Tiranë, “X5-sa” humb kontrollin dhe përfundon në trotuar në “zemër” të qytetit (VIDEO)

Një automjet BMW X5-së ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar pak minuta më parë në Tiranë.

Nga pamjet e siguruara nga Albeu.com, shihet që automjeti ka thyer barrierën anësore në unazën pas Muzeut Historik.

Mësohet se si pasojë e këtij aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.

Kutojmë që kjo zonë është majft e populluar në këtë orar, e sidomos gjatë festave të fundvitit. /albeu.com


Shtuar 23.12.2022 22:41