Kush po i priste armët që u kapën në Durrës? SPAK letër porosi në Angli

Kapja e 8 pistoletave të markave të ndryshme në Portin e Durrës, ka shtyrë prokurorët e SPAK, ti drejtohen me një letërporosi autoriteteve angleze, me qëllim kërkimin e ndihmës juridike.

Armët e bllokuara, kishin si destinacion Anglinë. SPAK, ka kërkuar përmes letërporosisë që anglezët të verifikojnë personin pritës, që jetonte në Angli.

Pakoja postare, e përbërë nga një tavolinë druri, ku ishin futur 8 pistoletat, do pritej nga një person në Angli. Emri i personit dhe mnumri i telefonit të tij ishte shënuar në pako.

Por për shkak se ky person ndodhet në Angli, SPAK, ka kërkuar nga policia e këtij vendi që të kryejë verifikime me qëllim gjetjen e personit.

Hetohet linja e trafikut të armëve me Anglinë, GJKKO mbyll në qeli shoferin me pistoleta për “çunat e Londrës”

Hetohet linja e trafikut të armëve me Anglinë, GJKKO mbyll në qeli shoferin me pistoleta për “çunat e Londrës”

Kapja e 8 pistoletave në portin e Durrësit që kishin si destinacion final Anglinë, ka sjellë hetime për pronarin e agjencisë së transportit, “Sihana Transport”.

Kompania vepron në Shqipëri, pranë një spitali privat në Tiranë. Ndërsa rezulton se prej shkurtit 2021 të jetë regjistruar si biznes dhe zonën Lutonit në Londër, ku pronar i së cilës është Guxim Sefolli.

Lidhur me këtë ngjarje në Durrës pak ditë më parë u arrestua shoferi i furgonit, shtetasi Jetmir Koloshi, i cili aktualisht është mbyllur në masën e sigurisë “arrest në burg”.


Shtuar 17.04.2023 16:18