Ronaldo i dinte pasojat e intervistës me Piers Morgan

Një muaj më parë, Ronaldo dha një intervistë për Piers Morgan, e cila shkaktoi një sërë skandalesh.

Kjo bisedë rezultoi të ishte pika e fundit për drejtuesit e Manchester United dhe qëndrimi i Cristianos në klub përfundoi me kaq. Kontrata u ndërpre me marrëveshje të ndërsjellë të palëve pa asnjë dëmshpërblim.

The Athletic raporton se Ronaldo ishte gati të largohej nga United para se të jepte atë intervistë. Botimi raporton se lojtari 37-vjeçar mori të gjitha “gjërat e rëndësishme” nga dollapi i tij deri më 13 nëntor.

Dhe biseda e tij me Morgan u transmetua më 16 dhe 17 nëntor. Kështu, pas përfundimit të kontratës, sulmuesi nuk ka më nevojë të rikthehet në bazën stërvitore të klubit, pasi muajin e kaluar mori të gjitha gjërat. /G.D albeu.com/

The FULL Cristiano Ronaldo Interview With Piers Morgan | Parts 1 and 2 - YouTube


Shtuar 12.12.2022 09:20