Përplasen dy makina në Fushë Krujë, një grua e plagosur

Një aksident ka ndodhur npasditen e sotme në Fushë Krujë rreth orës 17:50.

Një automjet me drejtues shtetasin B. Xh., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. B.

Si pasojë është dëmtuar pasagjerja në autmomjetin e parë dhe tashmë ndodhet nën kujdesin mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e përplasjes është dëmtuar pasagjerja M. Xh, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi B. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia. /albeu.com


Shtuar 20.03.2023 18:39