Që ditën e parë Bledi Mane ndan informacione nga jashtë, Olta Gixhari: Ti po më mahnit mua (VIDEO)

Në fillim Xhonatan Islami, tani Bledi Mane. Duket se banorët e rinj që i bashkohen shtëpisë së “Big Brother Vip” kanë tendencën të ndajnë informacione nga jashtë me Olta Gixharin.

Së fundmi, Bledi i cili u bë pjesë e shtëpisë mbrëmjen e djeshme, i ka thënë Oltës në një bisedë se ajo është luaneshë jashtë dhe luani është Luizi.

“Nuk është Kiara luaneshë në këtë shtëpi. Je ti dhe luani është ai. Ndërkohë që unë jam tigri që po rritem,”-u shpreh Mane.

Sikur të mos mjaftonte kjo ai e ka përshkruar si e ka parë Oltën nga jashtë.

“Ti je shumë dimensionale. Ti të hënën dukesh budallaqe, të martën mafioze, të mërkurën një femër e poshtër, e ndyrë. Dy ditë i acaron njerëzit,”-vazhdoi Bledi.

“Ky është super kompliment. Ti po më mahnit mua,”-ia ka kthyer Olta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @luizkryefjala


Shtuar 8.02.2023 16:48