Shkupi nuk do të dekorohet për festat e fundvitit, shkak kriza energjitike

Qyteti i Shkupit ka njoftuar sot se nuk do të dekorohet për festat e fundvitit dhe shkak është bërë kriza energjitike. Tashmë është njoftuar dhe ndërprerja e kontratës

“Duke u përballur me krizën e vazhdueshme energjetike, dhe duke pasur parasysh që shteti e siguron energjinë elektrike me një çmim shumë të lartë, si dhe në përputhje me vendimin e qeverisë për shpalljen e gjendjes së krizës në sektorin e energjisë, duam të informojmë publikun se: Qyteti i Shkupit ka kërkuar ndërpres kontratën me “Link media plus dooel” për dekorimin e qytetit për Vitin e Ri në vlerë prej 14.986.000 denarë ose 243.000 euro”, njoftuan sot nga Qyteti i Shkupit.

Shkupi do të prokurojë dekorime që do të jenë në pronësi të qytetit, me çka do të kursehen mjete të konsiderueshme nga buxheti i qytetit.

“Do t’i jepet fund funksionimit dhe shpenzimit të papërgjegjshëm të mjeteve buxhetore të qytetit”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Qyteti i Shkupit./albeu.com


Shtuar 10.11.2021 14:10