Shtyhet sërish seanca në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e presidentit Ilir Meta

Gjykata Kushtetuese u tërhoq për vendim pasi Përfaqësuesi ligjor i Presidentit të Republikës Bledar Dervishaj kërkoi kohë për t’u konsultuar me Ilir Metësn për përgjigjet. Gjykata vendosi që seanca të shtyhet.

Kujtojmë se kjo është seanca e dytë, pas asaj të zhvilluar dy ditë më parë, e cila përfundoi pas shumë orësh pa një vendim, dhe kjo e sotmja po ashtu u mbyll pa vendim.

Seanca e radhës do të mbahet me 7 shkurt ora 10:00.

Pas seance, Dervishaj deklaroi se Kushtetuta jonë që në preambul përmendet parimi për një proces të rregullt ligjor, dhe kur një proces i rregullt ligjor nuk u realizua ne s’kemi me ç’të merremi me asgjë tjetër se do provonte pavlefshmëri të produktit të tij.

“Nuk ka pasur, nuk ka lëndë për të iniciuar procesin e shkarkimit të presidentit. Ju i dëgjuat të gjitha ‘live’. Presidenti ka kërkuar që prej datës 1 korrik që ky proces të përfundonte brenda legjislaturës së Kuvendit të vjetër.
Komisionet e vjetra nuk ishin në periudhë fundore, ky i fundit u ngrit pas zgjedhjeve që nuk lejohet”, deklaroi Dervishaj./albeu.com