Kuvendi ndan lajmin: Brenda 48 orëve do të kemi emrin e presidentit të ri

Kuvendi i Shqipërisë ka rikujtuar se kur do të mbahet seanca për presidentin e ri të Republikës.

Mbledhja e Kuvendit do të mbahet ditën e shtunë ku do të zhvillohet edhe raundi i katërt për zgjedhjen e presidentit.

Zyra e shtypit në Kuvend, njoftoi se mbledhja do të nisë në orën 18:00.

“Ju njoftoj se ditën e shtunë, datë 4 qershor, ora 18:00, do të zhvillohet seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë për zhvillimin e votimit të katërt për zgjedhjen e Presidentit të Republikës (Urdhër nr.49, datë 02.06.2022, i Kryetares së Kuvendit, znj. Lindita Nikolla)”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Kujtojmë se edhe në raundin e tretë, opozita nuk solli asnjë kandidaturë në atë që u përcaktua si shansi i fundit nga maxhoranca për të propozuar kandidat për Kreun e ri të Shtetit.

Në raundin e katërt, ‘topi’ për zgjedhjen e presidentit i ka kaluar mazhorancës, ku emrat do të çohen më pas për votim në parlament.