1,222 raste të reja dhe 31 viktima nga Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.342 teste të kryera janë regjistruar 1.222 raste të reja me virusin korona.

649 raste janë regjistruar vetëm në Shkup. Nga numri i përgjithshëm i rasteve pozitive (1.500) janë regjistruar 157 persona të riinfektuar.

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se janë regjistruar edhe 1.502 pacientë të shëruar.

Si pasojë e komplikimeve nga Covid-19, brenda 24 orëve janë regjistruar 21 viktima. Ndërkaq, nga MSh njoftojnë se 10 pacientë të tjerë që kanë ndërruar jetë në periudhën prej 03.02.2021 – 10.02.2022 janë regjistruar në raportin e sotëm për Covid-19.

Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 286.096 raste, prej të cilëve 265.945, janë shëruar, kurse 8.736 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht numëron 11.415 raste aktive me koronavirus.


Shtuar 12.02.2022 21:53