Fidel Ylli marton vajzën, i ftuar në dasëm edhe kryeministri Rama (FOTO)

Vajza e presidentit të Komitetit Olimpik Shqiptar de ish deputetit, Fidel Ylli, Pegi Ylli i ka dhënë fund beqarisë.

Në ceremoninë e dasmës ishin të ftuar figura të njohura jo vetëm të fushës së sportit, por edhe politikanë, përfshi edhe kryeministrin Edi Rama me bashkëshorten e tij Linda.

Një ceremoni e veçantë për nga organizimi, vajza e Fidel Yllit shkëlqen me fustanin e bardhë në ditën e saj të dasmës teksa ka kurorëzuar dashurinë në martesë, me Nima Eil.

Gjithashtu ka qenë e pranishme dhe atletja e mirënjohur Pavlina Evro.


Shtuar 3.09.2023 21:43