Mbrojtësi spanjoll arrin akordin me Juventusin

Juventusi është vënë në lëvizje për të mos u kapur në befasi nga largimi i mundshëm i Matajs de Ligtit dhe nga Spanja e Anglia të gjithë flasin për një akord total të arritur me Pau Torresin.

Mbrojtësi i Vijarealit u vëzhgua dhe u pëlqye nga trajneri Alegri që në dopiosfidën në 1/8-at e Ligës së Kampioneve sezonin e kaluar, por me sa duket edhe 25-vjeçari ka mbetur i mahnitur nga Juventusi, aq sa pas bisedimeve të para menjëherë ka një bazë akordi verbal mes palëve.

Ndonëse shifrat që kanë joshur lojtarin për momentin mungojnë, ato që kërkon Vijareali ekzistojnë dhe me sa duket janë të padiskutueshme: 40 milionë euro për Pau Torresin dhe klubet mund të shtrëngojnë duart mes tyre. Përndryshe, të gjitha në rrugën e tyre të lumtur ose jo.

Për lojtarin e “Nëndetëses së Verdhë” interesohet Mançester Junajtid dhe Interi, me këtë të fundit që e shikon spanjollin si zëvendësuesin e duhur të Skriniarit.